Edhe pse dëshira e madhe e Marcus Rashford është të veshë fanellën e Barcelonës, kjo gjë duket se nuk është e mundur. Klubi katalanas nuk është në gjendje të paguajë 45 milionë euro për anglezin, shifër e vendosur nga Manchester United për kartonin e tij.
Duke qenë se Rashford është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, largimi nga “Djajtë e Kuq” është 100% i sgurt. “Goal.com” raporton se e ardhmja e Rashford do jetë në Turqi te Fenerbahce.
Sipas raportimit në fjalë, ka qenë vetë trajneri i gjigantit turk, Jose Mourinho, i cili ka biseduar me sulmuesin anglez dhe e ka bindur të shkojë te Fenerbahce. Ende nuk dihen detajet e tjera të transferimit të mundshëm, por ditët në vijim pritet të ketë një ofertë zyrtare nga klubi turk për Rashford.
Mourinho po ndërton një ekip shumë konkurrues, ku synimi kryesor është të mposhtin rivalin historik, Galatasaray-in, në garën për titullin kampion si dhe të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e Champions League, pasi Fenerbahce do të luajë në play-off.
Portugezi e sheh Rashford si zëvendësuesin ideal në sulm të Edin Dzeko, pasi boshnjaku do të rikthehet në Serie A sezonin e ri, tek ekipi i Fiorentinës.
The post Barcelona? Jo, jo! Marcus Rashford gati të ribashkohet me ish-trajnerin e tij appeared first on Telesport.