Barcelona, jo Interi. Cancelo, misterioz në rrjetet sociale: “Nuk e dini të vërtetën, sa shumë njerëz…”

Joao Cancelo është drejt Barcelonës dhe marrëveshja ndodhet tashmë në fazën përfundimtare, ndërsa Interi mbetet i zhgënjyer nga merkatoja. Mbrojtësi portugez për një moment i kishte ushqyer shpresat e tifozëve zikaltër për një rikthim në Milano, pas marrëveshjes paraprake të Interit me Al Hilal për huazimin e lojtarit, me kusht që më pas të largohej njëri mes Acerbit dhe De Vrij.

Megjithatë, 31-vjeçari ka qenë gjithmonë i qartë: Barcelona ishte prioritet absolut. Sapo oferta e katalanasve u konkretizua dhe u arrit marrëveshja me sauditët, Cancelo i dha dritën jeshile agjentit Jorge Mendes për të mbyllur kalimin te blaugranat.

Kjo ka zhgënjyer disa tifozë të Interit dhe ndoshta atyre iu drejtohet postimi i tij në Instagram: “Nuk e dini të vërtetën”. Më pas shtoi: “Imagjino sa shumë njerëz nuk të duan sepse nuk e kanë dëgjuar versionin tënd të historisë”. 7 vite pas herës së fundit në “San Siro”, Cancelo është gati të veshë sërish fanellën blaugrana, këtë herë në “Camp Nou”.

 

The post Barcelona, jo Interi. Cancelo, misterioz në rrjetet sociale: “Nuk e dini të vërtetën, sa shumë njerëz…” appeared first on Telesport.