Edhe pse aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin mars, Dusan Vlahovic është një nga protagonistët kryesor kur vjen puna te merkato.
Sulmuesi serb, kontrata e të cilit me Juventisn skadon në qershorin e ardhshëm, mesa duket do të largohet si lojtar i lirë nga abrdhezinjtë, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin.
“Caught Offside” zbulon se destinacioni i ri i Vlahovic mund të jetë Londra, në garë për të janë Tottenham dhe Chelsea. Tottenham e sheh sulmuesin serb si një alternativë shumë interesante për Dominic Solanke, anglezi i transferuar nga Bournemouth në vitin 2024 për mbi 60 milionë euro, nuk i ka përmbushur pritshmëritë ndaj tij.
Në anën tjetër, Chelsea e sheh Vlahovic si një lëvizje e mirë në sulm, sidomos në vend të Liam Delap, i cili në sezonin e tij të parë te “Blutë” nuk ka treguar asgjë.
The post Barcelona? Jo! Destinacioni i ri i Vlahovic mund të jetë Londra, derbi i zjarrtë për sulmuesin e Juventusit appeared first on Telesport.










