I njëjti skenar që ndodhi në Superkupën e Spanjës për meshkujt, përsëritet edhe te femrat. E luajtur në formatin “Final Four”, Barcelona eliminoi në gjysmëfinale Athletic Bilbao me shifrat 3-1, me të njëjtin rezultat Real Madrid fitoi në dërbin ndaj Atletico Madridin.
Në finalen e amdhe të luajtur sot në Castellón de la Plana, Barcelona për femra fitoi ndaj rivalit historik, Real Madridit, me rezultatin 2-0.
Fatin e pjesës së parë e vendosi goli i sulmueses holandeze, Esmee Brugts, e cila shënoi me kokë në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Goli i sigurisë së fitores erdhi vetëm në shtesën e pjesës së dytë, ku Alexia Putellas u tregua e saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Barcelona për femra mposht 2-0 Real Madridin dhe fiton trofeun e radhës, që është ai i Supërkupës së Spanjës. SHIKOGOLIN
The post Barcelona ia bën bajat Real Madridit, katalanasit fitojnë Superkupën e Spanjës edhe te femrat (video) appeared first on Telesport.










