Barcelona i prish punë Juventusit, katalanasit duan objektivin kryesor të bardhezinjve

Duke qenë se Bernardo Silva ka bërë të ditur se do të largohet në fund të sezonit nga Manchester city, numri i ekipeve që duan mesfushorin portugez është shumë i madh. Juventus dhe Barcelona janë dy ekipet kryesore që janë në garë rë fortë për të bindur mesfushorin 30-vjeçar për t’u transferuar falas në verë.

Kontrata e futbollistit skadon në qershor 2026, por rregulloret i lejojnë atij të negociojë lirisht me klube të tjera për sezonin e ardhshëm që nga ky moment, gjë që i ka shtyrë dy klubet e sipërpërmendura më lart të nisin nga puna për të siguruar “po” e lojtarit sa më shpejt.

Bernardo silva është një lojtar me profil shumë të vlerësuar dhe padyshim do t’i bënte shumë punë si Barcelonës ashtu edhe Juventusit. Inteligjenca taktike, aftësia e tij në pasime, shkathtësia sulmuese dhe mbi të gjitha përvoja e tij e gjatë, e bëjnë atë një lojtar shumë të lakmuar. Deri tani nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ana e lojtarit për klubin e tij të ri, por vetëm ka bërë të ditur se do të largohet nga City në fund të sezonit.

The post Barcelona i prish punë Juventusit, katalanasit duan objektivin kryesor të bardhezinjve appeared first on Telesport.