Barcelona gjen zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t, por duhet pritur edhe një vit

Përveç përforcimeve për këtë merkato verore, ku synimi kryesor është transferimi i Nico Williams, drejtuesit katalanas po mendojnë ende për vitin e ardhshëm.

Duke qenë se Robert Lewandowski, shumë shpejt do jetë 37 vjeç dhe hyn në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, drejtuesit katalanas kanë filluar që tani të punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për polakun. Emri i parë dhe dëshira e madhe në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Lewandowski-n është Julian Alvarez.

Në vitin e tij të parë me “Colchoneros”, Alvarez pati një sezon të shkëlqyer, duke shënuar gati 30 gola dhe duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, mes tyre edhe te Barcelonës.

Edhe pse duket e vështirë që Atletico Madrid të heq dorë prej Alvarez, një ofertë bindëse dhe mbi të gjitha dëshira dhe insistimi i vetë lojtarit për t’u transferuar te katalanasit, mund të ndryshojnë situatën dhe ta kthejnë atë në favor të Barcelonës.

The post Barcelona gjen zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t, por duhet pritur edhe një vit appeared first on Telesport.