Barcelona gjen sulmuesin e nevojshëm në Serie A, nisin kontaktet me 25-vjeçarin

Prej kohësh, Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Edhe pse janë përmendur disa emra “big” si Julian Alvarez apo Erling Haaland, në të vërtetë Barcelona po kërkon një sulmues me kosto të ulët, për shkak të situatës jo të mirë financiare.

“Calciomercato” zbulon se drejtuesit e Barcelonës janë takuar me agjentin e Moise Kean, sulmuesit te Fiorentinës, i cili sezonin e shkuar pati statistika të jashtëzakonshme: 25 gola në 44 ndeshje. Ndërsa këtë sezon po vuan shumë, duke shënuar vetëm 2 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri tani.

Duke ditur situatën aspak të mirë që po kalon Fiorentina, Barcelona kërkon të përfitojë dhe të sigurojë transferimin e mundshëm të sulmuesit 25-vjeçar. Keane u transferua në vitin 2024 te Firoentina për 13 milionë euro dhe sot kaluzola e largimit të tij është 45 milionë euro. Katalanasit synojnë të arrijnë marrëveshjen për një shifër jo më shuëm se 25 milionë euro.

The post Barcelona gjen sulmuesin e nevojshëm në Serie A, nisin kontaktet me 25-vjeçarin appeared first on Telesport.