Marcos Senesi do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së ardhshme të verës. Argjentinasit i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe do të largohet falas nga Bournemouth, pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.
Për 28-vjeçarin argjentinas ka një interes të madh nga disa klube si Juventus, Atletico Madrid, Tottenham etj, por destinacioni i ri i qendërmbrojtësit pritet të jetë Barcelona. Katalanasit synojnë të bëjnë jo vetëm një, por disa përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, pas problemeve të shumta që ka shfaqur këtë sezon ky repart.
Megjithatë, shumica e tifozëve katalanas presin transferimin e ndonjë lojtari “big” për qendrën e mbrojtjes si Alessandro Bastoni apo Nico Schloteberck. Por, në situatën financiare që është klubi katalanas, transferimi i emrave të tillë që kushtojnë mbi 100 milionë euro, është shumë e vështirë, ndaj zgjidhja më e përshtatshme në këto raste është ndjekja e lojtarëve me kosto zero.
The post Barcelona gjen qendërmbrojtës në Premier League, shumica e tifozëve katalanas kundër transferimit të tij appeared first on Telesport.










