Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t dhe nuk është asnjë nga emrat “big”

Tashmë nuk është më sekret, Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Me shumë mundësi e ardhmja e polakut do të jetë në Arabinë Saudite.

Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa, ku njëri mes tyre do të jetë sulmuesi i ri i katalanasve për sezonin e ardhshëm dhe pasuesi i Lewandowski-t.

Pavarësisht se janë përmendur shumë emra “big”, Barcelona po shikon për një alternativë me kosto të ulët. “Sport” raporton se objektivi kryesor i katalanasve është zbulimi i këtij sezoni në La Liga, Karl Etta Eyong, sulmuesi i Levante-s.

21-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste. Kosto e operacionit mund të jetë 15-20 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga financat e Barcelonës.

The post Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t dhe nuk është asnjë nga emrat “big” appeared first on Telesport.