Barcelona duket se do të bëjë një goditje të bujshme në sulm dhe mbi të gjitha për një shifër thuajse qesharake. Katalanasit do tentojnë këto ditë të mbetura të merkatos verore transferimin e Karl Etta Eyong nga Villarreal.
Sulmuesi kamerunas, 20 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por dëshira e tij është të transferohet te Barcelona. Klubi katalanas nuk dëshiron ta humbë këtë mundësi dhe po shqyrton mundësinë e pagesës së klauzolës së lirimit të tij, e cila çuditërisht është rreth 10 milionë euro ose diçka më pak.
Sipas “Sport”, Barcelona pasi të paguajë klauzolën e kartonit dhe ai të jetë përfundimisht lojtar i tyre, do të dërgohet në huazim brenda La Ligës. Nga njëra anë, Barcelona është ende subjekt i kufizimeve të fair-play financiar dhe nuk do të ishte në gjendje ta regjistronte atë lehtësisht. Nga ana tjetër, huazimi te një ekip tjetër do bënte që ai të fitonte më shumë përvojë dhe të mos ndjejë direkt presionin e fanellës te katalanasit.
Në sezonin e kaluar, kamerunasi ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 6 asiste për Villarreal B, ndërsa këtë evrë është bërë pjesë e ekipit të parë të “Nëndetëses” dhe ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para në La Liga si dhe në testet miqësore gjatë verës.
The post Barcelona gjen një super sulmues për vetëm 10 milionë euro dhe ka një plan të veçantë për të appeared first on Telesport.