Barcelona gjen në Premier League lojtarin që i mungon, projektohet rikthimi i bujshëm në La Liga

Barcelona është e vetëdijshme që duhet të ndërhyjë në merkato për të forcuar mbrojtjen, e cila ka çaluar shumë këtë sezon, sidomos pas boshllëkut të lënë pas largimit të Inigo Martinez.

Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka piketuar atë që mund të jetë qendërmbrojtësi i ri i Barcelonës. Bëhet fjalë për Pau Torres, spanjollin e Aston Villa-s, i cilki më parë ka luajtur në La Liga me Villarreal.

28-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2028 me Aston Villa-n dhe largimi i tij nuk do të ishte aspak i lehtë. Megjithatë, marrëveshja mes klubeve mund të arrihet për një shifër 25-30 milionë euro, mëse e përballueshme nga Barcelona.

The post Barcelona gjen në Premier League lojtarin që i mungon, projektohet rikthimi i bujshëm në La Liga appeared first on Telesport.