Barcelona është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi. Deri më sot janë përmendur disa emra, por së fundmi ka dalë një emër i ri në skenë: Gleison Bremer.
Qendërmbrojtësi brazilian i Juventus duket se ka cilësitë e kërkuara nga Hansi Flick për t’i besuar drejtimin e qendrës së mbrojtjes, një repart që ka shfaqur mjaft probleme këtë sezon dhe largimi i Inigo Martinez gjatë verës ka lënë një boshllëk tejet të madh.
28-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2029 dhe duke ditur rëndësinë që ka te mbrojtja e Juventus, vështirë se bardhezinjtë mund të heqin dorë prej tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Barcelona është e gatshme të ofrojë 60-70 milionë euro për Bremer, shifër që mund t’i bëjë bardhezinjtë të ndërrojnë mendje.
The post Barcelona gjen lojtarin që i mungon te Juventus, kushton 70 milionë euro appeared first on Telesport.













