Gavi mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Barcelona gjatë verës së ardhshme. I rikthyer në fushë vetëm pak ditë më parë, pas një dëmtimi që e la jashtë për muaj të tërë, 21-vjeçari mund të jetë një nga të sakrifikuarit e mëdhenj për katalanasit gjatë merkatos që po vjen.
Mediet katalanase bëjnë me dije se drejtuesit e Barcelonës nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së mesfushorit të ri këtë verë. Por, nëse kjo gjë do të ndodhë, do të jetë nëse plotësohet kushti kryesor: oferta duhet të jetë mbi 75 milionë euro.
Ky është çmimi që ka vendosur Barcelona për “kokën” e Gavi-t, duke ditur që bëhet fjalë për një lojtar të ri, me potencial të madh për të ardhmen. Duke qenë se Barcelona pretendon të afrojë emra të bujshëm në ekip si Julian Alvarez apo Alessandro Bastoni, atëherë katalanasit do të jenë të detyruar të bëjnë edhe shitje të bujshme, për të siguruar shumën e nevojshme për nënshkrimet e reja.
The post Barcelona gati te sakrifikojë Gavi-n, por mesfushori do të largohet vetëm me një kusht appeared first on Telesport.










