Barcelona po kërkon mbrojtës për sezonin e ardhshëm, me dy emra kryesorë sipas “Mundo Deportivo”; Alessandro Bastoni i Interit dhe Joško Gvardiol i Manchester City. Interesi për ta lidhet me pasigurinë te qendërmbrojtësit aktualë të Barcelonës, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen.
Araujo ka qëndruar jashtë fushave për arsye personale, duke përfshirë ankthin dhe sindromën e “burnout”, gjë që ka ngritur dyshime mbi vazhdimësinë e tij afatgjatë te Barça. Christensen nuk ofron stabilitet të plotë, veçanërisht në ndeshjet vendimtare të Champions League.
Bastoni, i vlerësuar rreth 80 milionë euro, dhe Gvardiol, 90 milionë euro, janë synime kryesore për përvojën, moshën dhe talentin, sepse ofrojnë stabilitet në mbrojtje, edhe pse klubit i duhet të përballojë sfidat ekonomike dhe konkurrencën për t’i marrë nga klubet e tyre. Për Bastonin, sfida shtesë është se ai ka refuzuar deri tani çdo ofertë dhe ka theksuar se nuk ka plan të largohet nga Interi, edhe në konferencën përpara Superkupës Italiane ndaj Bologna.
The post Barcelona “fut në rreth” dy yje për mbrojtjen, pas dyshimeve tek Araujo dhe Christensen appeared first on Telesport.














