Një emër i ri për sulmin e Barcelona-s.
Sipas raportimeve në shtypin gjerman, klubi i trajnuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i ka vënë syrin Nick Woltemade, lojtar i datëlindjes 2002 në radhët e Stuttgart.
Lojtari, i cili kaloi nëpër radhët e të rinjve të Werder Bremen dhe iu bashkua klubit të tij aktual verën e kaluar, konsiderohet nga trajneri katalanas si një zëvendësim perfekt për Robert Lewandowski, sulmuesin 36-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026.
Woltemade (23) shënoi 17 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar.
The post Barcelona, Flick gjen pasardhësin e Lewa-s në Gjermani appeared first on Telesport.