Barcelona ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Real Oviedo, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga. Në minutën e 33-të, Joan Garcia bën një dalje të gabuar dhe aty përfiton Alberto Reina, i cili dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur nga distanca. Joan Garcia nuk iu beson dot syve, festë e madhe për vrndasit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Real Oviedo.
Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e madhe e katalanasve. Në minutën e 55-të, Ronald Araujo fut një top të bukur brenda zonës, Ferran Torres tenton të shënojë me gjysmë-rroveshatë, por dështon, topi shkon te Eric Garcia, i cili e shtyn në rrjetë dhë barazon shifrat.
Në minutën e 69-të, Robert Lewandowski i futur vetëm pak minuta më parë në lojë shënon me kokë, pas krosimit të Frenkie de Jong. Në fund të kohës së rregullt, Rashford kroson nga këndi, Ronald Araujo dërgon topin në rrjetë dhe vulos fitoren 1-3 për Barcelonën.
Pas gjashtë javësh, Barcelona gjendet në vendin e dytë me 16 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid. Real Oviedo gjendet në vendin e 18-të vetëm me 3 pikë.
The post Barcelona fiton me përmbysje ndaj Real Oviedo dhe nuk i ndahet Real Madridit (video) appeared first on Telesport.













