Barcelona fiton “finalen” e parë të “triologjisë” ndaj Atletico-s. Lewandowski me shumë fat, nderon katalanasit (video)

Barcelona ka fituar përballjen e parë ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Dy sfidat e tjera do të jenë të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Përsa i përket sfidës së sotme të luajtur në “Metropolitano”, Diego Simeone la në stol disa titullarë, duke e pasur mendjen te sfida e të mërkurës. Pas një topi të gjatë të marrë nga Clement Lenglet nga mbrojtja, ishte Giuliano Simeone që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës dhe duke kaluar Atletico-n në avantazh.

Megjithatë, reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 42-të me Marcus Rashford. Pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo, Rashford dërgoi topin në rrjetë. Në shtesë, Nico Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e ashpër ndaj Lamine Yamal dhe la Atletico-n me një lojtar më pak.  Argjentinasi e kishte një të verdhë më parë, por pas ndërhyrjes së VAR u ndëshkua direkt me të kuq. Pjesa e parë në “Metropolitano” mbyllet 1-1.

Goli i fitores për katalanasit u shënua në minutën e 87-të, ku goditja e fortë e Joao Cancelo u ndal nga trupi i Musso dhe pas përplasjes me Robert Lewandowski-n, topi përfundon në rrjetë. Barcelona fiton 1-2 dhe tani kryeson me 7 pikë më shumë se Real Madrid.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona fiton “finalen” e parë të “triologjisë” ndaj Atletico-s. Lewandowski me shumë fat, nderon katalanasit (video) appeared first on Telesport.