Nëse në merkaton e janarit, nuk pritet që Barcelona të bëjë përforcime të shumta, në verë pritet të ndodhë e kundërta, ku ktalanasit synojnë të bëjnë disa transferime.
Një nga emrat e fundit që po përmendet për një transferim të mundshëm te Barcelona është edhe mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka. Nga 1 korriku, 30-vjeçari do të jetë lojtar i lirë dhe do të largohet falas nga bavarezët.
Sipas asaj që zbulon “Sport”, Goretzka pëlqehet shumë nga Hansi Flick dhe Barcelona pritet të jetë destinacioni i ri i mesfushorit gjerman. Për Goretzka-n, ka interes të madh nga shumë klube të njohura si Atletico Madrid, Roma, Napoli, Aston Villa etj, por Barcelona duket destinacioni më i mundshëm, duke ditur edhe marrëdhënien shumë të mirë mes lojtarit dhe Hansi Flick.
The post Barcelona “fërkon” duart, ylli i Bayern iu “shkel syrin” katalanasve appeared first on Telesport.










