Në momentin më delikat të sezonit, Barcelona humbet njërin nga lojtarët kyç të saj. Klubi katalanas konfirmoi dëmtimin e Raphinha, i ndalur nga një problem në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, i pësuar në ndeshjen miqësore Brazil-Francë. Lojtari është rikthyer në Spanjë për trajtim dhe pritet të mungojë rreth 5 javë.
Kjo është një goditje e rëndë për katalanasit, me brazilianin që do të humbasë çerekfinalet e Champions League ndaj Atletico Madridit, derbin me Espanyol dhe disa ndeshje në La Liga. Objektivi është rikthimi për “El Clásico” më 10 maj, por mbetet garë me kohën, sidomos pas një dëmtimi të ngjashëm më herët, këtë sezon.
Polemikat lidhen me menaxhimin e tij nga Brazili. Sipas “Sport”, Raphinha kishte sinjalizuar shqetësime para ndeshjes, por u aktivizua titullar. Kjo ka irrituar Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flick, që kritikojnë udhëtimin e gjatë dhe faktin që bëhej fjalë për një miqësore pa shumë rëndësi. Debati mbi mbrojtjen e lojtarëve në angazhimet e kombëtareve rikthehet në fokus.
The post Barcelona e zemëruar me Brazilin, zbulohet prapaskena për dëmtimin e Raphinha appeared first on Telesport.










