Barcelona e vendosur për të sjellë Rashford në Spanjë, anglezët kërkojnë 50 milionë euro

Barcelona është ende në kërkim të një sulmuesi anësor dhe, pasi marrëveshja me Nico Williams dështoi, objektivi i tyre kryesor është Marcus Rashford i Manchester United.

Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe “djajtë e kuq” kërkojnë rreth 50 milionë euro për lojtarin që nuk bën më pjesë në planet e tyre. Për momentin, klubi spanjoll nuk ka konfirmuar nëse do ta paguajë këtë shumë apo jo.

Fakt është që lojtari dëshiron të luajë në “Camp Nou” ashtu sikurse edhe që trajneri Hansi Flick pranon ta ketë në skuadër. Ndoshta klubi katalanas do të bëjë një sakrificë për ta sjellë në ekip sulmuesin.

The post Barcelona e vendosur për të sjellë Rashford në Spanjë, anglezët kërkojnë 50 milionë euro appeared first on Telesport.