Barcelona e shqetësuar për Yamal, pubalgjia bëhet pengesë serioze për talentin blaugrana

Barcelona po ndjek me shqetësim gjendjen fizike të Lamine Yamal, i cili vuan nga pubalgjia kronike. Ky problem ka ndikuar në shpejtësinë dhe lëvizshmërinë e sulmuesit të lindur më 2007, duke e bërë më pak eksploziv dhe kufizuar ndikimin e tij në fushë.

Trajneri Hansi Flick e ka përdorur Yamal pothuajse në çdo ndeshje që nga fillimi i sezonit, gjë që ka shkaktuar lodhje fizike të dukshme. Në ndeshjen ndaj Elche, Yamal u zëvendësua vetëm në minutat e fundit, por stafi teknik po konsideron të reduktojë minutat e tij në fushë në javët në vijim për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.

Qëllimi i klubit është që Yamal të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet me atë shpejtësi, teknikë e fantazi që e bëjnë një nga talentet më premtues të Europës. Megjithatë, mbetet të shihet si do të reagojë vetë Yamal, i etur për të qenë protagonist në çdo ndeshje. Prioriteti i Barçës është ruajtja e të ardhmes së talentit të saj më të ndritur, edhe nëse kjo do të thotë më shumë ndeshje në stol.

The post Barcelona e shqetësuar për Yamal, pubalgjia bëhet pengesë serioze për talentin blaugrana appeared first on Telesport.