Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Broën, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë.
The post Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video) appeared first on Telesport.











