Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh falë Lamine Yamal. Fiton vetë penalltinë dhe e dërgon në rrjetë (video)

Barcelona e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë 0-1 në transfertën ndaj Rayo Vallecano, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Katalanasit gjetën golin me Lamine Yamal në minutën e 40-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti.

Lamine Yamal merr topin, ne një super qetësi, e dërgon atë në rrjetë. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër. Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh.

SHIKORASTINEPNALLTISEDHEGOLIN

Përsa i përket mbrojtësit të Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili luan me Rayo Vallecano-n, gjendet në stol.

The post Barcelona e mbyll pjesën e parë në avantazh falë Lamine Yamal. Fiton vetë penalltinë dhe e dërgon në rrjetë (video) appeared first on Telesport.