Barcelona e gatshme të paguajë 100 milionë euro për mbrojtësin e Leipzig

Barcelona kërkon të përforcojë mbrojtjen sezonin e ardhshëm dhe është gati ta bëjë goditjen e radhës në tregun e transferimeve.
Sipas Telefoot, Barcelona është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Upamecano është bërë startues i rregulltë këtë sezon me Lepzigun në Bundesligë dhe katalanasit e shohin atë si zëvendësuesin ideal për 31 vjeçarin Gerad Pique.
Për francezin 19 vjeçar, interesim kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropian, si: Arsenali, Manchester United, Milani dhe Bayern Mynih.
Dayot Upamecano është pjesë e Leipzigut nga viti 2017 kur u transferua nga Salzburgu.