Barcelona e femrave ia bën bajat Real Madridit, e mund thellë tri herë brenda një jave

Barcelona e femrave e drejtuar nga Pere Romeu ka fituar brenda një jave tri herë rresht “El Clasico-n” ndaj Real Madridit.

Më 25 mars në “Alfredo di Stéfano”, Real Madrid dhe Barcelona u përballën për fazën e 1/16-ve në Champions League për femra, ku katalanaset fituan me rezultatin e thellë 2-6.

Më 29 mars, Barcelona fitoi sërish në “Alfredo di Stéfano”, këtë herë me shifrat 0-3, e vlefshme për La Ligën. Diferenca mes dy ekipeve që kryesojnë kampionatin e femrave në Spanjë, është 14 pikë në favor të katalanaseve.

Ditën e sotme, në “Camp Nou” femrat e Barcelonës fituan 6-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e kthimit në Champions League, ku siguruan biletën për në çerekfinale, ku do të përballen me Bayern Munich.

The post Barcelona e femrave ia bën bajat Real Madridit, e mund thellë tri herë brenda një jave appeared first on Telesport.