Barcelona dihet që ka një “afeksion” të veçantë ndaj futbollistëve brazilianë. Ylli i raadhës që ka përfunduar në radarin e katalanasve është mesfushori brazilian i Atalantës, Ederson.
Prej kohësh, 26-vjeçari ka treguar një nivel të lartë, gjë që ka rritur interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij. Klubi i fundit që i është shtuar listës së gjatë të pretendentëve për të transferuar brazilianin ështe dhe Barcelona.
Sipas asaj që raporton “CaughtOffside”, Ederson pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Trajneri gjerman e sheh brazilianin si profilin e duhur për repartin e mesfushës, duke ditur që ai është mesfushor i mirëfilltë difensiv. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, problem është shuma që kërkon Atalanta që është rreth 60 milionë euro.
Verën e ardhshme, është e sigurt që Ederson do të largohet nga Atalanta, e cila nuk do të rrezikojë ta humbë falas në vitin 2027. Ajo që nuk dihet ende është fakti që do të jetë Barcelona ekipi i ardhshëm i Ederson apo ndonjë klub tjetër. Për të ka interes nga Juventus, Inter, Arsenal, Liverpool, Newcastle dhe Man. City.
The post Barcelona e “dashuruar” me brazilianët, 60 milionëshi i Serie A gati të bëhet katalanas appeared first on Telesport.











