Barcelona “dridh” Napolin për mesfushorin gjerman, Flick “thërret” të preferuarin e tij

Endrra e merkatos së Napolit për Leon Goretzka rrezikon të dështojë përballë mësymjes së Barcelonës, një situatë që kujton rastin e Cancelo tek Interi. Napoli ka vepruar me vendosmëri për mesfushorin gjerman, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe nuk dëshiron të rinovojë, por tani përballet me konkurrencë të fortë dhe, mbi të gjitha, emocionale.

Sipas “Sky Germania”, Napoli ka bërë një ofertë konkrete dhe të rëndësishme, por Goretzka e ka lënë gjithçka në pritje, duke pezulluar si ofertën napoletane, ashtu edhe ato nga Premier League. Arsyeja ka një emër; Hansi Flick. Mesfushori i ka dhënë prioritet kalimit në La Liga për të punuar sërish me trajnerin, me të cilin arriti suksese te Bayerni. Pra, do të presë deri në fund një hap konkret nga katalanasit.

A mund të shpresojë Napoli? Po, pasi Barcelona aktualisht ka prioritetet e veta (mbrojtës i majtë, krah i majtë dhe pasuesin e Lewandowskit) dhe nuk e sheh urgjente të marrë një mesfushor. Operacioni “Goretzka” falas do të bëhej realitet për blaugranët vetëm nëse largohet dikush në mesfushë (p.sh. Marc Casadó). Nëse Barça nuk vepron, Napoli mbetet favorit për një nga goditjet më prestigjioze të verës 2026.

The post Barcelona “dridh” Napolin për mesfushorin gjerman, Flick “thërret” të preferuarin e tij appeared first on Telesport.