Barcelona drejt perfeksionit, skuadra po bëhet më spanjolle se kurrë!

Joan Garcia, Cubarsi, Eric Garcia, Balde, Casado, Bernal, Pedri, Gavi, Fermin Lopez, Dani Olmo, Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Nico Williams (thuajse e kryer).

Barcelona po realizon ëndrrën e të gjitha klubeve në botë, ndërtimin e një skuadre thuajse plotësisht vendase, pra spanjolle.

Porta dhe gjithë ofensiva tashmë është spanjolle, sidomos duke llogaritur faktin se Lewandowski vështirë se do të luajë më shumë se një sezon në “Camp Nou”. Duket e qartë se Barcelona po rikthehet në vitet e saj të arta, kur Guardiola dhe Vilanova rreshtonin një formacion me spanjollë.

Asnjë skuadër në botë nuk e ka këtë fenomen. Barcelona vijon të ruajë autenticitetin e saj. Ka mbetur fare pak për t’u bërë. Për shembull, imagjinoni sikur Rodri të luante në Barcelonë. Atëherë po, do të formohej skuadra perfekte!

The post Barcelona drejt perfeksionit, skuadra po bëhet më spanjolle se kurrë! appeared first on Telesport.