Vëllaznimi ka filluar të lëvizë mirë në merkato, duke tentuar të “godasë” me disa emra, pasi synimi i tyre është të ngjiten në Superligë sezonin e ardhshëm.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, klubi gjakovar ka shprehur interesim konkret për mesufshorin e Ramiz Sadikut, Ardi Shala.
Shala kishte një sezon të hatashëm me Ramiz Sadikun, ku shënoi 14 gola dhe 8 asistime, duke lënë gjurmë në Ligën e Parë.
Vëllaznimi e ka ndjekur lojtarin dhe tashmë bisedimet me të kanë filluar, teksa gjasat për një transferim të tij tek klubi gjakovar janë mjaft reale.
Ditët e ardhshme do jenë përcaktuse për të ardhmen e lojtarit.
/GazetaBlic Sport
The post Vëllaznimi, skuadër mjaft aktive në merkato – klubi gjakovar interesohet për mesfushorin, Ardi Shala appeared first on GazetaBlic.