Barcelona, çfarë dhuratash surprizë! Çdo lojtar merr nga një iPhone të artë 10 mijë eurosh

Te Barcelona, Krishtlindjet kanë ardhur më herët. Në “Ciutat Esportiva”, ndonëse nuk kishte stërvitje të planifikuar të enjten, disa lojtarë u paraqitën për punë rikuperimi pas fitores 2-1 kundër Eintracht Frankfurt.

Sipas “SPORT”, para se të hynin në palestër, ata u surprizuan nga një grup përfaqësuesish të “GSA Motors”, kompani e Emirateve të Bashkuara që merret me shitje dhe qira të makinave luksoze. Përfaqësuesit iu dhuruan lojtarëve katalanas nga një iPhone 17 Pro Max të artë, gjest i papritur pasi, sipas burimeve të klubit, nuk ekziston asnjë marrëveshje sponsorizimi mes Barçës dhe kompanisë.

Çdo telefon ishte personalizuar me emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe “GSA Motors”. Çmimi bazë i pajisjes është rreth 3500 euro, por me personalizimet vlera mund të jetë shumë më e lartë. Vjet, Raphinha i dhuroi Lamine Yamal një iPhone të artë të personalizuar që vlente rreth 10.000 euro, dhe sipas “Sport”, edhe këto dhurata mund të jenë në të njëjtin nivel.

 

The post Barcelona, çfarë dhuratash surprizë! Çdo lojtar merr nga një iPhone të artë 10 mijë eurosh appeared first on Telesport.