“Telenovela” që mban emrin e Nico Williams, duket sikur nuk do ketë kurrë fund, pasi dita-ditës del një “seri” e re. Barcelona është shumë pranë transferimit të anësorit spanjoll, por duhet të ulë faturën e pagave për të përmbushur kërkesat e La Liga-s.
Dhe për ta bërë këtë gjë, po mendohet të sakrifikohet një lojtar shumë premtues si Fermin Lopez. Mesfushori i ri andaluzian, i cili ka demonstruar angazhim, përkushtim dhe talent që kur u fut në ekipin e parë, gëzon dashurinë e tifozëve dhe besimin e stafit të trajnerëve.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës duket se kanë vendosur të bëjnë pikërisht Fermin Lopez “kokë turku” për të qenë në regull me fair-playin financiar dhe janë të gatshëm të presin oferta për mesfushorin e ri spanjoll.
Por, Fermin Lopez do largohet nga Barcelona vetëm nëse vjen oferta e duhur. Drejtuesit katalanas kanë vendosur shifrën 50 milionë euro për kartonin e Fermin Lopez. Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester United kanë shprehur interes për lojtarin, por ende s’ka pasur ofertë konkrete. Ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja dhe padyshim do vijnë ofertat e para për një lojtar shumë premtues si Fermin Lopez.
The post Barcelona bën “kokë turku” yllin e skuadrës për të bërë të mundur transferimin e Nico Williams appeared first on Telesport.