Barcelona, sipas mediave spanjolle, ka arritur një marrëveshje verbale me Fermin Lopez, për një kontratë të re të vlefshme deri në qershor 2031. Mesfushori-sulmues spanjoll, i cili refuzoi t’i thoshte lamtumirë klubit “blaugrana” gushtin e kaluar, tani është gati të zgjasë martesën e tij me katalanasit.
Fermin së shpejti do të nënshkruajë marrëveshjen e re me Barcelonën, e cila do të përfshijë edhe një pagë të rregulluar. Spanjolli 23-vjeçar aktualisht fiton një pagë prej 2.4 milionë eurosh në vit dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Nënshkrimi duhet të mbërrijë që këtë javë.
Vendimi i Barçës për të siguruar më tej lojtarin është nxitur nga një dëshirë e vendosur për të larguar presionin e Premier League, veçanërisht të Chelsea. Lidhja e fortë e Fermín me “blaugrana” e kanë bërë atë një shtyllë të palëkundur të projektit të ri sportiv katalanas dhe trajnerit Hansi Flick.
The post Barcelona arrin një marrëveshje verbale për zgjatjen e kontratës së yllit të skuadrës appeared first on Telesport.










