Barcelona po përballet me Como-n në stadiumin “Johan Cruyff” për trofeun “Joan Gamper”. Pjesa e parë është mbyllur 4-0 për ekipin e drejtuar nga Hansi Flick.
Katalanasit e nisin me këtë formacion zyrtar: Joan Garcia; Eric Garcia, Araujo, Cubarsí, Balde; Frenkie de Jong, Pedri, Fermín; Raphinha, Rashford, Lamine Yamal.
Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin e tij, sa herë që i jepet mundësia nga Flick.
Dy minuta më pas, ishte Raphinha që tundi rrjetën për herë të tretë, pas asistit të marrë nga Marcus Rashford. Nuk mund të mungonte Lamine Yamal pa shënuar në këtë takim. Numri i ri 10 i Barcelonës gjeti rrjetën në minutën e 42-të, pas asistit të Ferran Torres.
The post Barcelona “argëtohet” me Como-n, katalanasit të papërmbajtshëm (video) appeared first on Telesport.