Barça reagon ndaj akuzave të Florentino Perez: Duhet t’i përgjigjemi në fushën e lojës

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, të dielën kritikoi ashpër Barcelonën si të lidhur me rastin “Negreira”. Reagimi i klubit blaugrana erdhi përmes zv.presidentit Rafa Yuste, i cili, i pyetur nga mediat në Londër, tha: “Duhet të përgjigjemi sot në fushë” dhe shtoi: “Sot është një ditë për të menduar për ndeshjen”.

Ai theksoi se përballja e mbrëmjes është kundër vendit të dytë të Premier League, “një ekipi që po luan shumë mirë, por ne duhet të tregojmë se jemi Barça”. Reagimi i Yuste synon të fokusojë vëmendjen tek loja dhe të shmangë polemikat, duke e vënë theksin te përgjigjja sportive në vend të debateve jashtë fushës së blertë.

The post Barça reagon ndaj akuzave të Florentino Perez: Duhet t’i përgjigjemi në fushën e lojës appeared first on Telesport.