Barbano i kënaqur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it

Sot, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, nënshkruan Procedurat e Përbashkëta Operative dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it.

Për këtë, mirënjohës u shpreh Barbano.

Përmes një postimi në X, shefi i EULEX-it thotë se këto marrëveshje do të forcojnë koordinimin në terren dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

“Shumë i kënaqur që nënshkruam sot, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, Procedurat e Përbashkëta Operative të Rishikuara dhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it. Këto marrëveshje do të forcojnë koordinimin tonë në terren dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”, shkroi ai.