Barbano flet pas takimit me Sorensenin: Theksuam rëndësinë që familjet e të zhdukurve ta dinë të vërtetën

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka deklaruar se ndihet i nderuar që ka prezantuar punën e e ekspertëve ligjorë  të EULEX-it për personat e zhdukur para emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Diplomati danez qëndroi sot për vizitë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

“Ne theksuam rëndësinë që familjet e personave të zhdukur ta dinë të vërtetën, pavarësisht nga rrethanat që lidhen me zhdukjen e tyre, duke përfshirë faktorë të tillë si përkatësia etnike, feja, origjina kombëtare, apo ndonjë veçori tjetër e të dashurve të tyre”, shkroi Barbano në X, transmeton Klankosova.tv.

Sorensen e ka përfunduar sot vizitën treditore në Kosovë, e cila ishte e para e tij qëkur mori pozitën e emisarit evropian për dialogun e Brukselit