Barbano: Avancimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë vetëm përmes BE-së

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Barbano foli për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se avancimin në normalizimin në mes të dyja shteteve të bëhet vetëm përmes dialogut me BE-në.

Ai thekson se BE është e vetmja kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit.

“Dialogu Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza e vetme e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit. Vlerësimi i zbatimit të tij bie në kompetencën e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë – Beograd”, theksoi ai për mediumin Le Canton27.ch.

Gjithashtu, shefi i EULEX-it tha se gjendja aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por mbetet e brishtë.

“Në përputhje me rolin që kemi, ne mbetemi vigjilentë dhe monitorojmë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë”, tha Barbano.