Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria po përballet në “Air Albania” me Jordaninë, në një ndeshje miqësore. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshja nis me një përplasje kokë më kokë mes Dakut dhe Al Hourani, por për fat të mirë nuk ka asgjë shqetësuese për të dy lojtarët, të cilët vijojnë ndeshjen normalisht.
Në minutën e 4-të, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, topi devijohet nga një lojtar i Jordanisë, por portieri i tyre tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 10-të, Asani jep një pasim spektakolar për Dakun, por sulmuesi kuqezi nuk e mbërrin dot në kohë.
Në minutën e 18-të, Jordania pati shansin e artë për të kaluar në avantazh pas një topi të kthyer mbrapsht nga Balliu, por Dajsinani tregohet fantastik dhe ndal goditjen e Al-Tamari.
Në minutën e 27-të, Jordania kalon në avantazh, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e kuqezinjve. Al Rashdan shënon me kokë pas topi të një ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 40-të, kuqezinjtë barazuan shifrat me golin e Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi pasi mori një top të bukur në krah, kaloi në mënyrë fantastike kundërshtarin dhe asistoi në zonë për Dakun, por para sulmuesit kuqezi, ishte mbrojtësi jordanez që shënoi autogol. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë, 1-1.
The post Barazim në “Air Albania”, jordanezët shënojnë dy gola në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.