Pasi eliminoi Al-Nassr nga Kupa e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ka barazuar sot 4-4 në një ndeshje të çmendur ndaj Al-Khaleej, e vlefshme për kampionatin në ligën saudite.
Vendasit shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Joshua King 14′, Konstantinos Fortounis 18′ dhe 37′ nga pika e bardhë e penalltisë. Al-Ittihad mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 32-të, pasi Fabinho u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. SHIKOKARTONINEKUQTEFABINHO
Me fillimin e pjesës së dytë, Joshua King shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të thellë.
Al-Ittihad i drejtuar nga Sergio Conceicao nuk u dorëzua dhe shënoi fillimisht me Moussa Diaby në minutën e 51-të. Spektakli i vërtetë ndodhi në 10 minutat e fundit. Dibay shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin në minutën e 86-të.
Në minutat e fundit shtesë, ndodhi çmenduria e vërtetë, ku u shënuan dy gola për dy minuta. Mario Mitaj shënon golin e dytë me fanellën e Al-Ittihad në minutën 90+6. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të lehtë nga brenda zonës. Një minutë më pas do të vinte barazimi spektakolar 4-4 me golin e Al Ghamdi.
The post Barazim i çmendur në Arabinë Saudite, shënon edhe Mitaj. Al-Ittihad përmbsyë disavantazhin e 4 golave dhe me një lojtar më pak appeared first on Telesport.










