Analisti Bleron Baraliu ka përsëritur qëndrimin se LDK-ja e prirë nga Lumir Abdixhiku seriozisht rrezikon pragun në rast se mbahen zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se nëse LDK-ja nuk ndërron lidership, çmimi për të do të jetë katastrofal.
“Para 2 javësh në Politiko (@Kushtrim B. Sadiku) kam deklaruar se LDK me Lumirin seriozisht e rrezikon pragun. Jo doemos sepse Lumiri ‘i ka fajet’ apriori, por sepse i ka mbajtur vet fajet; prandaj, nëse LDK nuk nërron lidership, çmimi do të jetë katastrofal. Siç po duket, në Prill do të kemi edhe zgjedhje, edhe Lumir, edhe LDK në luftë me AAK për vendin e 5të (p.s. PDK del e treta!)”, ka thënë Baraliu.









