Baraliu e sheh të vështirë rrugën e Kurtit drejt Qeverisë, shprehet pesimist për sigurimin e numrave

Profesori univseritar, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, ka folur për rrugën e kryeministrit Albin Kurti për ta bërë Qeverinë e re, duke e konsideruar si relativisht të vështirë.

”Relativisht është e vështirë që Kurti t’i bëjë numrat për ta formuar kabinetin dhe për të ia dërguar Presidentes 61+, sepse gjendja faktike dhe juridike është e tillë se VV nuk ka arritur që ta ketë shumicën që ta bëjë Qeverinë’’ thotë ai.

 

Baraliu, thotë se kjo varet se a do të ketë sukses VV ta formoj Qeverinë, duke potencuar se edhe partia NISMA, sipas tij është nen presion nga partneri i saj AAK.

‘’Prandaj varet se sa do të ketë sukses të siguroj deputetë, pra eventualisht të merr deputetë. Me parti politike, përveç NISMA-s, por ajo ka presion nga AAK që të del, por nëse VV arrin që të siguroj deputetë personalisht dhe ta arrijnë numrin 61, pritet të formohet’’ shton ai për FrontOnline.

Sipas tij, sado që VV po deklarohet se i ka numrat, Baraliu shprehet pesimist se kjo është e mundur.

‘’VV po deklarohet se i kanë, por e vështirë është të i bëjnë numrat. Deputetët duhet ta votojnë Qeverinë e re, sepse është edhe interes i tyre, që të mos e humbin mandatin’’ shprehet ai.

Baraliu, thekson se nëse VV nuk e bën Qeverinë, për opozitën do të jetë edhe më e vështirë.

 

‘’Nëse VV nuk e bën, opozita e ka edhe më të vështirë me bërë Qeverinë, prandaj shkohet në zgjedhje të parakohshme. Pra ata duhet të kenë vetëdije, por edhe partitë duhet të jenë tolerante që mos të bëjnë presion tek deputetët e tyre. Nuk i shkojnë askujt për shtati zgjedhjet e reja, e veçmas opozita. Do të ketë qeveri të përkohshme, pra Qeveri e pakicës’’ shton ai./FrontOnline/