Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) ka miratuar një kredi prej 20.5 milionë eurosh për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe pajisjen e gjashtë spitaleve rajonale me teknologji të reja për kujdesin e specializuar dhe emergjent.
E bashkëfinanzuar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), ky projekt synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. CEB ka miratur edhe një grant 750 mijë euro për të përshpejtuar zbatimin e projektit dhe për të forcuar ndikimin social.
Ndryshe, kjo është pjesë e një pakete të përgjitshme prej 983.5 milionë eurosh që përfshin dymbëdhjetë kredish të reja të fokusuara në shëndetësi, arsim, zhvillim urban, reagimin ndaj katastrofave dhe mikrofinancim në vendet anëtare të CEB-it.