Banesa nën ujë, ura të dëmtuara – reshjet përmbysin jugun dhe juglindjen e Shqipërisë

Situata në jug dhe juglindje të Shqipërisë është përkeqësuar gjatë orëve të natës por edhe mëngjesin e sotëm.

Në Qarkun e Korçës, ujërat e përrenjve dhe lumenjve kanë vërshuar në banesa, stalla bagëtish dhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme material.

Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as Arkiva dhe bodrumet e Prokurorisë së Korçës, raporto A2.

Ujërat kanë vërshuar edhe në unazën e qytetit të Pogradecit, duke dëmtuar lidhjet e banesave me rrugën. Në zonat rurale të Qarkut të Korçës ka pasur problematikë edhe me rrëshqitjet e dheut në rrugë si dhe dëmtimet e disa urave që kanë izoluar fshatrat.

Përmbytjet ka pasur edhe në periferinë e Gjirokastrës.

Ura e Glinës, raportohet të jetë dëmtuar, duke izoluar 5 fshatra, transmeton Klankosova.tv

Kështu vijon të mbetet situata te lumi Vjosë dhe në fshatrat përgjatë shtratit të tij, veçanërisht pranë grykëderdhjes.