Mario Balotelli nuk e ka mbyllur ende me futbollin, italiani prej një kohe të gjatë pa ekip, ka firmosur së fundmi për Al-Ettifaq në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite, sipas “Sky Sport Italia”.
Ndeshja e tij e fundit zyrtare ishte në dhjetor 2024. Gjatë gjithë kësaj kohe është stërvitur me trajner personal. Pas aventurave në në Itali, Angli, Francë, Zvicër, Turqi, Balotelli provon dhe Arabinë Saudite.
Sulmuesi ka firmos për dy vite e gjysmë me ekipin saudit, aty ku bëjnë pjesë emra të njohur si Georginio Wijnaldum, Jack Hendry, Moussa Dembele dhe ish-mesfushori i Veronës, Ondrej Duda.
The post Balotelli nuk e ka mbyllur ende me futbollin, gjen zyrtarisht ekipin e ri. Iu bashkohet “yjeve” që janë në prag pensionimi appeared first on Telesport.










