Mario Balotelli është rikthyer të flasë pas një periudhe heshtjeje, përmes një intervistë në “Gazzetta dello Sport”: “Jam i dashuruar me futbollin e luajtur, por po ndryshojnë shumë gjëra. Në fushë shoh shumë lojtarë të gjatë 1.90 metra, por askush nuk e kalon më limitin e caktuar nga trajneri. Tani, sa herë fëmijët bëjnë një “tunel”, përfundojnë të ndëshkuar”.
Te Milani është rikthyer Allegri dhe po flitet sërish për Galliani: “Jam i lumtur për Max, është shumë mirë që po rikthehet Galliani. Dy figura të rëndësishme. Në karrierën time mund të kisha treguar më shumë përkushtim. Më mbetet keqardhja për kombëtaren, sepse mund të kisha luajtur më shumë. 14 gola sa Rivera? Lëreni, nuk dua të flas. Nëse do të kisha pasur më shumë mundësi, ndoshta do të mundesha t’i afrohesha Riva-s. Disa nuk më donin në kombëtare, por kjo është histori e kaluar”.
Pio Esposito, Camarda, Venturino, cili do të shpërthejë: “Problemi me sulmuesit cilësorë, që mungojnë në Itali, është serioz. Të rinjve nuk iu jepet vazhdimësi, i dërgojnë në kategori më të ulëta dhe pas pak muajsh ndryshojnë skuadër e humbasin rrugën. Megjithatë, Venturino ka goditje të mira dhe meriton besim. Camarda e kam parë në disa momente te Milani dhe jam kurioz ta shoh si do të sillet te Lecce. Mua më pëlqen më shumë Pio, ka gjithçka për të shpërthyer. Shpresoj të gjejë hapësirë tek Interi, mund të jetë surpriza. Për të qëndruar në nivele të larta duhet ta thyejë akullin”.
The post Balotelli: Disa nuk më donin në kombëtare, Pio Esposito ka gjithçka për të shpërthyer appeared first on Telesport.