Balotazhi shkakton kaos në rrugët e Gjilanit, qytetarët të frustruar për mungesë të parkingut

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në Gjilan në rundin e dytë për të parin e kësaj komune, deri pas orës 15:00 ka shkuar qetë.

Megjithëse, në këtë komunë, në qendrën më të madhe të votimit atje, qytetarët po kanë problem se ku t’i parkojnë veturat, transmeton Klankosova.tv.

Kjo gjë, qytetarëve nuk po iu shkon fort për shtati.

Një qytetare, në një prononcim për Klanin thotë se trotuaret po zihen nga veturat, dhe e njëjta bëri thirrje për vetëdijësim.

The post Balotazhi shkakton kaos në rrugët e Gjilanit, qytetarët të frustruar për mungesë të parkingut appeared first on Klan Kosova.