Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku prezantoi sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.
“Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.
Balluku tha se Aliu do të jetë dhëndër Shqipërie, ngase anon më shumë nga qytetari i Shqipërisë.
“Do jetë dhëndër Shqipërie, anon më shumë nga qytetari i Shqipërisë tanimë, megjithatë e thamë, porti është i gjithë shqiptarëve”, tha Balluku për Aliun.










