,

Balla paralajmëron Metën: Dëgjova se ke qenë i sëmurë, ja çfarë të pret të enjten

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me vendimin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Balla, teksa e cilëson vendimin e Metës një “lajthitje antikushtetuese”,shkruan se presidenti do të informohet me të reja ditën e enjte në Parlament.

“Ndërsa ç’dekreti juaj është një lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithë vëmendjen e Parlamentit, te cilën do ta keni te plote të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë”, shkruan ndër të tjera Taulant Balla.

Postimi i plotë:

Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush.

ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.

Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!

Tirana Today

Related Posts