Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Katër shqiptarët që u ndaluan në Serbi mësohet se do të lirohen menjëherë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas autoriteteve serbe ata “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ata janë identifikuar me iniciale A. S. 37 vjeç, E. V. 42 vjeç, E. G. 48 vjeç dhe A. C. 18 vjeç, ndërsa akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.