Balje: Shpresoj që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje, gjithqysh të dalim nga kjo krizë

Deputetja Duda Balje pak para seancës se 43-të konstituive tha se shpreson që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje për të dalë nga ngërçi i krijuar.

Ajo shton se nëse AAK voton, atëherë problemi për vota do të zgjidhet, transmeton Klankosova.tv.

“Unë shpresoj që partitë shqiptare do të bëjnë marrëveshje mes vete dhe vota ime s’ka me qenë diçka që mundet me bë ndryshim. Gjithqysh duhet me dalë prej kësaj krize, besoj se fort se një anë duhet të lëshojë pe, dhe kemi disa ditë për me pa çfarë plane ka. Nëse AAK voton, besoj që nuk ka me pas problem për vota”, tha ajo.

Derisa u pyet nëse vota e saj do të ishte vendimtare për votimin e kryeparlamentares, Balje tha se nuk e beson që një gjë e tillë do të ndodh.

The post Balje: Shpresoj që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje, gjithqysh të dalim nga kjo krizë appeared first on Kosovapost.net.